FOKUS – Gjermania paralajmëron Turqinë kundër përdorimit të tepruar të forcës në Siri dhe Irak

by admin
Spread the love

ANKARA, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania ka paralajmëruar Turqinë kundër përdorimit të tepruar të forcës në ofensivën e saj të re kundër forcave kurde në Siri dhe Irak.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser i bëri thirrje Turqisë të parandalojë një përshkallëzim të dhunës.

”Gjermania është në anën e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, por reagimi duhet të jetë proporcional”, tha Faeser të martën në Ankara në një takim me homologun e saj turk, Suleyman Soylu.

Ajo kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e civilëve.

Që nga e diela, Turqia ka goditur pozicionet e milicisë kurde në Siri dhe Irak, të cilat i fajëson për një sulm më 13 nëntor në qendër të Stambollit.

Ankaraja po sulmon objektiva në rajonet e kontrolluara nga milicia kurde siriane, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG).

Turqia e sheh YPG-në si një degë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). PKK konsiderohet gjithashtu një organizatë terroriste në Gjermani, ndërsa YPG jo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like