FOKUS – Gjermania ndalon duhanin në automjetet me fëmijë

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Pirja e duhanit në automjete nuk do të lejohet më kur pasagjerë janë fëmijët ose gratë shtatzëna, sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

Ndalimi, i cili është kërkuar prej kohësh nga shtetet federale, parashikohet në projektigjin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Joduhanpirësve.

Drafti i Ministrit të Shëndetësisë, Karl Lauterbach duhet të koordinohet me ministritë e tjera përpara se të paraqitet në kabinet.

Sipas draftit, ndalimi i pirjes së duhanit, i cili tashmë zbatohet në transportin publik, në të ardhmen duhet të zbatohet edhe në automjete të mbyllura në prani të të miturve apo grave shtatzëna.

Disa shtete federale kanë nisur tashmë nisma që nga viti 2019 për të zbatuar zgjatjen e projektligjit, duke vendosur gjoba deri në 3 000 euro (3 265 dollarë) në rast shkeljeje.

Së fundmi, Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, vendosi në mars 2022 të paraqesë projektligjin në Dhomën e Ulët, Bundestag.

Qeveria shtetërore e Saksonisë së Ulët, iu referua Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit, duke deklaruar se përqendrimi i duhanit në automjete mund të jetë pesë herë më i lartë se në ndonjë bar ose lokal.

Për fëmijët dhe të rinjtë, kjo mund të shkaktojë dëmtime në mushkëri, si dhe sëmundje të frymëmarrjes dhe infeksione të veshit të mesëm.

Lauterbach ka kërkuar zgjatjen e projektligjit që ndalon pirjen e duhanit, duke përfshirë cigaret elektronike dhe produktet e kanabisit, në vendet ku zbatohet ligjërisht./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like