FOKUS – Gjermania: Jemi tepër të shqetësuar mbi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 nentor /ATSH-AA/ – Gjermania ka shprehur shqetësime pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, tha se janë “shumë të shqetësuar për përshkallëzimin”.

“Apeli ynë urgjent për të dyja palët e konfliktit është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani”, tha Sasse.

Ajo i bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre për dialog dhe që të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, përfshirë në polici, gjyqësor dhe administratën lokale.

Sasse gjithashtu u kërkoi autoriteteve të Kosovës që të zgjasin procesin e ri-regjistrimit të automjeteve dhe që të pezullojnë çdo veprim ndëshkues ndaj mbajtësve të targave të vjetra.

Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet e Serbisë me targa të Republikës së Kosovës.

Prishtina thotë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë dhe se do të konfiskojë automjetet me targa të vjetra të regjistrimit pas 21 prillit të vitit 2023.

Bashkimi Evropian (BE) të dy palëve u ka kërkuar që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like