FOKUS – Franca propozon masa drastike për kursimin e energjisë elektrike

by admin
Spread the love

PARIS, 25 korrik /ATSH/ – Dyqanet franceze do të urdhërohen të mbyllin dyert e tyre kur përdorin ajër të kondicionuar dhe të kufizojnë ndriçimin elektrik, në një përpjekje për të reduktuar humbjet e energjisë, shkruan BBC.

”Këto rregulla, tashmë të vendosura në disa zona, do të zbatohen në të gjithë Francën”, deklaroi ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Agnes Pannier-Runacher.

Kostot e energjisë në Evropë janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Dyqanet do të gjobiten deri në 750 euro për shkelje të rregullit të ajrit të kondicionuar.

”Lënia e dyerve të hapura kur ajri i kondicionuar është i ndezur është absurde”, shtoi Pannier-Runacher.

Ministria deklaroi se do të nxjerrë dy dekrete për mbetjet e energjisë në ditët në vijim. I pari do të zgjasë ndalimin e reklamave me ndriçim midis orës 01:00 dhe 06:00, dhe e dyta do të ndalojë dyqanet të hapin dyert e tyre me kondicionim ndezur.

Franca vazhdon të përjetojë mot ekstrem të nxehtë duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like