FOKUS – Edhe Suedia nuk përjashton mundësinë e dërgimit të tankeve ”Leopard 2” në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

STOKHOLM, 25 janar /ATSH-DPA/ – Suedia aktualisht nuk ka në plan të dërgojë tanke ”Leopard 2” në Ukrainë, por nuk përjashton dërgimin e tyre në të ardhmen.

“Aktualisht nuk ka përgatitje për një dhurim tankesh nga Suedia, por nuk përjashtohet që kjo të ndodhë në një fazë të mëvonshme”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson për gazetën ”Svenska Dagbladet”.

Gjermania dorëzoi sot 14 tanke ”Leopard 2” në Ukrainë.

Ushtria suedeze ka rreth 120 tanke ”Leopard 2”, të cilat në Suedi quhen ”Stridsvagn 122”.

Sipas raportimeve të mediave, Norvegjia po shqyrton gjithashtu dërgimin e tankeve ”Leopard 2” në Ukrainë.

Sipas gazetës ”Aftenposten”, qeveria e Oslos aktualisht është duke e vlerësuar çështjen, por ende nuk është marrë një vendim.

Gazeta ”Dagens Næringsliv” shkroi se do të ishte e mundur që Norvegjia të furnizonte Ukrainën me deri në tetë nga 36 tanket e saj ”Leopard 2”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like