FOKUS – BM: Rusia po zgjeron pozicionet mbrojtëse në kufirin me Ukrainën

by admin
Spread the love

LONDËR, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka filluar të zgjerojë pozicionet e saj mbrojtëse përgjatë kufirit me Ukrainën, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Gërmimi i llogoreve është raportuar në rajonin kufitar të Belgorodit të paktën që nga prilli, por ndërtimet e reja janë projektuar për të kundërshtuar sulmin e mekanizuar”, shkroi ministria në Twitter.

“Ndërsa kjo mund të jetë pjesërisht një përpjekje për të “rritur ndjenjën patriotike” brenda Rusisë, masa ndoshta tregon se disa vendimmarrës rusë besojnë se ekziston një kërcënim i besueshëm pushtimi nga forcat ukrainase”, sipas shërbimeve sekrete britanike.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar përditësime mbi rrjedhën e luftës, për të kundërshtuar narrativën ruse dhe për të mbajtur aleatët në rrugën e duhur. Moska ka akuzuar Londrën për zhvillimin e një fushate të qëllimshme dezinformimi./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakQëndro: IPA, mundësi e shkëlqyer për përthithjen e fondeve nga BE

You may also like