FOKUS – BM rrit faturat e energjisë me 80 për qind

by admin
Spread the love

LONDËR, 27 gusht /ATSH-AA/ – Britania e Madhe, nga 1 tetori do të përballet me fatura më të larta të energjisë, pasi rregullatori i energjisë elektrike dhe gazit ‘Ofgem’ rriti shumën maksimale që furnizuesit mund të detyrojë konsumatorët të paguajnë automatikisht më shumë.

Komisioni rregullator njoftoi se pas një rritje prej 54 për qind në muajin prill, qytetarët e Britanisë nga 1 tetori do të përballen me një rritje prej 80 për qind të faturave të tyre të energjisë. Kjo nënkupton se kostoja për një klient mesatar nga 1.971 funte ( në vit do të bëhet 3.549 funte.

Komisioni rregullator do të miratojë ndryshimin tjetër të kufirit të çmimeve në muajin janar për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë së tregut. Më parë, kufiri i çmimit rishikohej çdo gjashtë muaj.

Pas njoftimit nga ‘Ofgem’, rregullatori u përball me reagime nga qytetarët e shqetësuar të cilët presin që qeveria të prezantojë masa për të ndihmuar familjet gjatë muajve të dimrit.

Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i ‘Ofgem’, tha se ”nivelet e reduktuara të rrjedhës së gazit në Evropë nga Rusia dhe rritja e çmimeve globale të gazit çuan në vendimin për të rritur kufirin e çmimit”.

Gjithashtu në rritjen e faturave të energjisë kontribuuan inflacioni i lartë dhe kërcënimet për recesion.

“Kryeministri i ri do të duhet të bëj më tepër për të trajtuar ndikimin e rritjes së çmimeve që do të vijnë në tetor dhe vitin e ardhshëm”, tha Brearley.

Kufiri i çmimit, i cili hyri në fuqi që nga viti 2019, u zbatua për të mbrojtur klientët nga çmimet e larta, por ajo çoi në humbjen e shumë furnizuesve të energjisë pasi nuk mund të reflektonin rritjen e çmimeve të energjisë në faturat e klientëve.

Një funte është e barabartë me 1,18 dollarë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like