FOKUS – Blinken: SHBA dhe BE diskutojnë Aktin e Reduktimit të Inflacionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/- Sot, së bashku me aleatët evropianë diskutojmë Aktin e Reduktimit të Inflacionit që përfshin automjetet elektrike, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për shtyp, në fund të takimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë BE-SHBA, ku morën pjesë nënkryetarët e Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis dhe Margrethe Vestager.

“Ne do të punojmë së bashku për shqetësimet e BE-së”, shtoi Blinken.

“Ishte shumë e nevojshme të bisedoja me ta sot”, theksoi Vestager, duke përsëritur shqetësimet e vërteta, në lidhje me disa aspekte të Aktit për Reduktimin e Inflacionit.

“Akti i Reduktimit të Inflacionit është investimi më i rëndësishëm i planifikuar ndonjëherë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, do të përfitojmë ne, vendet evropiane dhe mbarë bota”, tha Blinken, duke siguruar në të njëjtën kohë, se SHBA-ja është e vëmendshme ndaj shqetësimeve të BE-së lidhur me disa aspekte të ligjit.

“Ne kemi krijuar bashkërisht një grup pune dhe do të punojmë shpejt dhe me efikasitet për t’i kapërcyer këto sfida. Gjëja më e rëndësishme është që SHBA-ja është plotësisht e përfshirë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ne do të punojmë së bashku në luftën kundër ndryshimeve klimatike për të përmbushur premtimet tona”, shtoi Vestager. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like