”Bild”: E vështirë të besosh rrethanat ku mësojnë fëmijët gjermanë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 28 shkurt /ATSH/ – Një tjetër temë zemërimi në Gjermaninë e vitit 2023, sipas një shkrimi editorial të gazetës më të shitur gjermane ”Bild”.

Shoqatat e prindërve dhe sindikatat e mësuesve vazhdojnë të kritikojnë mungesën e  investimeve në shkolla dhe ankohen për kushtet e rrënuara brenda klasave.

”Në disa raste, kushtet e mësimdhënies janë aq të këqija sa që ekziston një rrezik real për nxënësit dhe mësuesit”, shkruhet në editorial.

”Në qytetet e mëdha shpesh ka dhunë ndaj mësuesve apo shokëve të klasës”, thekson ai.

”Edhe atje ku ka përmirësime, ku klasat janë modernizuar, ku tualetet janë në rregull, mungon interneti i shpejtë, kompjuterët dhe tabletët. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, ka ende mungesë mësuesish në shumë shkolla, thënë ndryshe një rënie të konsiderueshme të orëve të mësimit”, thekson shkrimi editorial./ a.jor.

You may also like