FOKUS – Biden pritet të ndalet tek konferenca mbi klimën në Egjipt përpara samitit të G20

by admin
Spread the love

SHARM EL SHEIK, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të paraqitet për një vizitë të shkurtër gjatë konferencës të OKB-së për klimën në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh.

Dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në vendpushimin e Detit të Kuq për një samit paralel me konferencën e klimës, të njohur si COP27.

‘’Biden pritet të mbajë një fjalim në këtë ngjarje, i vendosur për të nënvizuar përpjekjet e administratës së tij për të ndërtuar mbi “punën e paprecedentë” të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar emetimet e dëmshme të klimës dhe për të çuar përpara luftën globale të klimës, theksoi Dhoma e Përfaqësuesve.

Përfaqësues nga rreth 200 vende po luftojnë në konferencën COP27 se si të frenohet ngrohja globale dhe si të financohet dëmtimi i klimës.

Shtëpia e Bardhë tha se ‘’fjalimi i Biden do të ishte një mundësi për të vendosur tonin për javën e ardhshme, kur negociatat në Sharm el-Sheikh do të bëhen më serioze’’.

Takimet dy-javore zhvillohen mes krizave të shumta, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe energjisë dhe rritjen e inflacionit në ekonomitë në mbarë botën, të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbështetja nga IPARD, i riu nga Rrogozhina plantacion me shegë për eksport

You may also like