FOKUS – BE ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka evakuuar 1000 pacientë nga spitalet ukrainase ndërsa sistemi shëndetësor i vendit është vënë në provë nga pushtimi rus.

”BE-ja po rrit operacionet për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat mjekësore në rritje”, theksoi komisioneri evropian për menaxhimin e krizave Janez Lenarçiç.

”Që nga marsi, në fazat e hershme të pushtimit rus, blloku ka koordinuar transferimet mjekësore për pacientët nga spitalet ukrainase në spitalet e disponueshme të BE-së”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Deri më tani, 18 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Spanjën, Portugalinë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Poloninë, kanë mirëpritur 1 000 pacientë, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.

Transferimet u bënë përmes një programi të mbështetjes humanitare të BE-së dhe lehtësuan “presionin mbi sistemet shëndetësore të fqinjëve të Ukrainës”, tha Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like