FOKUS – BE dhe Kazakistani shpallin partneritet energjetik

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Kazakistani dhe BE-ja kanë rënë dakord të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e energjisë dhe lëndëve të para, njoftoi Komisioni Evropian.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Kazakistanit, Alikhan Smailov nënshkruan marrëveshjen në margjinat e Konferencës Botërore të Klimës COP27 që po mbahet në Egjipt këtë javë.

Traktati synon të sigurojë furnizimin me lëndë të para të caktuara dhe të zhvillojë zinxhirë vlerash për hidrogjenin dhe bateritë e prodhuara në mënyrë të qëndrueshme.

Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë partnerë të rinj ekonomikë. Krizat e fundit globale e kanë bërë të qartë se sa të varura janë shtetet e BE-së nga zinxhirët e furnizimit të disa vendeve.

Pandemia tregoi se BE-ja është shumë e varur nga Kina, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës tregoi varësinë e saj nga Rusia në fushën e energjisë.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, BE do të nisë projekte të përbashkëta me Kazakistanin në fushën e minierave dhe rafinimit të qëndrueshëm. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/11/2022
Artikulli tjetërFunari, së shpejti me pistën më të madhe të parashutizmit në vend

You may also like