FOKUS – BBC: 1 900 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH/ – Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 1 900, sipas BBC.

Mbi 1 200 persona kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian.

Sidoqoftë, ky numër mbetet ende provizor.

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë Verilindore sot në mëngjes.

Raportet vijnë ende për viktima nga zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rebelët në Siri.

Shumë vende kanë ofruar ndihmë ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe shkalla e dëmit po bëhet më e qartë.

”Mëngjesin e sotëm na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 385 janë plagosur”, deklaroi ai, sipas AA.

”Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2 470 persona, ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2 818. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like