FOKUS – Baerbock: Të ndiqen penalisht krimet ruse në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet për të ndjekur penalisht krimet ruse, sipas ligjit ndërkombëtar, në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë mosndëshkim. Ky është angazhimi ynë ndaj viktimave, sidomos atyre më të cenueshme, grave, vajzave, por edhe të moshuarve”, tha Baerbock gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Baerbock theksoi se ”dënimet nuk duhet të jenë vetëm për krimet në Evropë dhe Ukrainë, por edhe në vende të tjera si Mianmari apo Etiopia”.

”Ne nuk mund të tolerojmë përdhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale, pavarësisht se ku janë kryer ato”, tha Baerbock.

Në mars, prokurori i Përgjithshëm gjerman hapi një hetim për krimet e luftës të kryera nga të gjitha palët në Ukrainë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like