FOKUS – Austria drejt miratimit të ligjit më të ashpër në botë kundër korrupsionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VJENË, 12 janar /ATSH-DPA/- Austria kërkon të zbatojë një ligj të ri kundër korrupsionit pas një skandali që përfshiu një politikan të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ) duke çuar në rënien e qeverisë në 2019.

“Projektligji kundër korrupsionit, i cili tani po kalon në një rishikim tetëjavor, është më i rrepti në botë”, njoftoi sot ministrja e Kushtetutës, Karoline Edtstadler, në Vjenë.

“Zyrtarët publikë në të ardhmen do të përballen me procedura ligjore nëse kanë marrë ryshfete në rolin e tyre si kandidatë. Ky do të shihej si një rast “korrupsioni paraprakisht”, tha ministrja e Drejtësisë Alma Zadiç.

Në video regjistrimin sekret të marrë në Ibiza në vitin 2019, ish-udhëheqësi i populistit të djathtë FPÖ, Heinz-Christian Strache, i kishte premtuar mbesës së një oligarku kontrata të ardhshme shtetërore në këmbim të mbështetjes së partisë së tij.

Duke qenë se ai ishte ende në opozitë në kohën e regjistrimit të videos dhe nuk ishte në gjendje të plotësonte kërkesat, këto deklarata nuk ishin vepër penale.

“Në të ardhmen, blerja e një vendi në parlament do të dënohet gjithashtu me ligj”, tha Zadiç.

“Ligji i ri zbatohet jo vetëm për politikanët, por edhe për zyrtarët e lartë në Ministri. Funksioni i tyre shembullor duhet të pasqyrohet në sjelljen e tyre”, tha Zadiç.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like