FOKUS – Anijet e shpëtimit sjellin më shumë se 500 emigrantë në portet italiane

by admin
Spread the love

BARI, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 500 refugjatë dhe emigrantë të cilët u shpëtuan së fundmi nga dy anije private të shpëtimit në Detin Mesdhe janë sjellë në portet italiane.

Anija Humanity 1, e menaxhuar nga shoqata SOS Humanity me seli në Berlin, arriti të dielën në qytetin e Barit në detin Adriatik me 261 persona.

Anija Geo Barents, e operuar nga Médecins Sans Frontières, është ankoruar në Salerno, në jug të Napolit, me 248 emigrantë.

Gratë, fëmijët dhe burrat ishin marrë në brigjet libiane ndërsa lundronin me gomone.

Në bordin e Humanity 1 ndodheshin 93 të mitur, shumica e të cilëve ishin të pashoqëruar nga të afërm të rritur. Shumë migrantë mbanin shenja torture, ndërsa disa thanë se ishin abuzuar seksualisht.

SOS Humanity përmendi vendet e origjinës si Siria, Egjipti, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë.

Ndryshe nga nëntori, kur anijeve iu desh të prisnin një kohë të gjatë për t’u caktuar një port për shkak të një mosmarrëveshjeje me qeverinë e re të djathtë të Romës, dhe më pas fillimisht nuk u lejuan të zbarkonin, këtë herë gjërat shkuan më shpejt. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like