FOKUS – 100 vjet më parë u zbulua Tutankhamoni

by admin
Spread the love

KAJRO, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gërmimi që 100 vjet më parë çoi në zbulimin e varrit të Tutankhamonit ishte edhe ”gërmimi” i parë mediatik.

Ka kaluar një shekull që kur më 4 nëntor 1922, arkeologu britanik Howard Carter zbuloi, në Luginën e Mbretërve të Luksorit, varrin e fëmijës së faraonit, i bërë i përjetshëm nga maska ​​e tij e shkëlqyer prej ari dhe lazuli si edhe fshehtësia e tij e madhe.

Një thesar me 6 000 gjetje të çmuara.

”Gërmimi” i parë mediatik nuk ishte një zgjedhje largpamëse për t’i dhënë të drejtat një gazete të huaj, në një kohë kur në Egjipt kishte dëshirë për pavarësi nga fuqitë koloniale evropiane.

Gazeta ”Medical”, në vitin 2002, bëri një analizë të jetëgjatësisë mesatare të atyre që punonin në varrin e Tutankhamonit: ata jetuan më gjatë.

Edhe Muzeu Britanik ka publikuar një foto të mbretëreshës Elizabeth II duke parë maskën e Tutankhamonit, të realizuar për ekspozitën e madhe në vitin 1972.

Ekziston edhe një nga vitet 1960 nga Jacqueline Kennedy që shikon të njëjtën maskë.

Sundimtari fëmijë, i cili nuk i ka takuar kurrë të fuqishmit, i ”takon” sot.

Paradoksalisht emri i tij është bërë ikonik, shumë më tepër se sa ishte gjatë mbretërimit të tij./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like