Foden i jep tre pikët Cityt ndaj Evertonit, fiton edhe Aston Villa

by admin
Spread the love

Manchester City vazhdon fluturimin në krye të Premier League edhe pas javës së 27-të. “Qytetarët” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Evertonin e Frank Lampard. Ishte Phil Foden ai që shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë edhe tre pikët Cityt.

Ndeshja filloi me ritëm që në minutat e para të takimit me Cityn që ishte në kontroll të lojës përgjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, asnjë tentativë nga të dyja ekipet nuk përfundoi në rrjetë. Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë, Manchester City u përpoq të zhbllokonte rezultatin që në minutat e para. Megjithatë, duhet të vinte minuta e 82-të të City të zhbllokonte gjithçka. Ishte talenti anglez Foden ai që çoi topin në rrjetë duke i dhënë edhe tre pikët ekipit të Guardiolës.

Kështu, Manchester City ngjitet në kuotën e 66 pikëve, gjashtë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë. Këta të fundit ndërkohë, kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nga ana tjetër, Evertoni qëndron në vendin e 17-të, një pikë më shumë nga zona e ftohtë që të çon një kategori më poshtë.

Sakaq, më parë Aston Villa mposhti në trasnfertë Brighton me rezultatin 2-0. Cash hapi siparin e golave në këtë takim, ndërsa rezultatin final e vulosi Watkins në minutën e 68. /oversport.tv

Premier League – Java 27
Everton-Manchester City 0-1
Shënues:
Foden 82

Brighton-Aston Villa 0-2
Shënues:
Cash 17’, Watkins 68’

Foto: Manchester City Twitter

You may also like