FMN, tre miliardë dollarë për Egjiptin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një marrëveshje që do të sigurojë 3 miliardë dollarë mbështetje për Egjiptin për një periudhë gati katër vjeçare, me marrëveshjen që pritet të tërheqë 14 miliardë dollarë shtesë në investime.

Deklarata e Bordit Ekzekutiv të FMN-së është publikuar pas një marrëveshjeje paraprake midis Egjiptit dhe Fondit në tetor, raporton AP.

Marrëveshja fillestare erdhi disa orë pasi Banka Qendrore e Egjiptit prezantoi një sërë reformash, duke përfshirë një rritje afërsisht dy për qind në normat bazë të interesit.

Rënie e madhe në paundin egjiptian

Ekonomia e Egjiptit është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë, ngjarje që kanë kërcënuar tregjet globale dhe kanë rritur çmimet e naftës dhe ushqimeve në mbarë botën.

Paundi egjiptian ka humbur 36 për qind të vlerës së tij ndaj dollarit që nga marsi.

Egjipti është importuesi më i madh në botë i grurit, i cili vjen kryesisht nga Rusia dhe Ukraina.

Marrëveshja pritet të mbulojë një periudhë prej 46 muajsh dhe t’i japë qeverisë egjiptiane akses të menjëhershëm në 347 milionë dollarë, të cilat do ta ndihmojnë vendin të forcojë bilancin e pagesave dhe buxhetin, tha FMN. /tesheshi.com/

You may also like