Fluturon Udinese, në “Bentegodi” vjen suksesi i gjashtë radhazi në Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Java e tetë e Serie A në Oversport dhe Tibo mbyllet me fitoren e Udineses në shtëpinë e Veronës. Bardhezinjtë vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionat dhe fitojnë 2-1 me përmbysje në “Bentegodi”.

Janë vendasit ata që zhbllokojnë sfidën me një gol të bukur të Doig në pjesën e parë. Skuadra e Sottil reagon në fraksionin e dytë të ndeshjes. Beto shënon golin e barazimit, ndërsa Bijol shënon golin e fitores në kohën shtesë.

Udinese merr fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e tretë, 1 pikë larg Napolit dhe Atalantës, ndërsa Verona mbetet në kuotën e 5 pikëve në renditje. /Oversport.tv

You may also like