Flutura Açka i përgjigjet me të njëjtën monedhë kryeministrit: Varuni more teneqet që të dyve, o Edi shqiptarëve nuk u ha për Edi Ramën

by admin
Spread the love

Deputetja e PD, Flutura Açka, është pyetur nga gazetarja në lidhje me reagimin e Kryeministrit Edi Rama, ku në një postim tha” “varuni more teneqet që të dyve”.

Açka nuk ia ka “përtuar” aspak kryeministrit Rama duke e “prishur” edhe ajo fjalorin u kundërpërgjigj “Shqiptarët e di Edi që nuk u ha për Edi Ramën”.

Më vjen keq, jemi në televizion publik, por meqenëse kryeministri ynë i dashur e ka zanat të jetë vulgar dhe të prishë gjuhën, jam e detyruar dhe unë ta prish disi gjuhën për t’iu përgjigjur këtij njeriu që nuk lë rast pa bërë ato batutat e tij bajate dhe vulgare. Ai e ka përsëritur shpesh në retorikën e tij dhëmbi i prishur i Partisë Demokratike, ju e keni dëgjuar apo jo?! Unë e di që shqiptarët e sotëm nuk kanë problem dhëmbin e prishur të PD-së, e kanë problem sarkomën, sarkomën, që Edi Rama iu ka vënë në shpinë shqiptarëve.

Ai është halli sot i shqiptarëve, prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, sa më shpejt këto gjëra të shoshiten mes dy kampeve, po them kampeve tani meqenëse janë vendosur kampet përballë njeri-tjetrit aq më shpejt do t’i vijë fundi Edi Ramës. Dhe sa për Edi Ramën, po them atë batutën po aq vulgare sa ç’e ka thënë ai dhe nuk e kam turp fare se nuk më bën fare për Edi Ramën, ky njeri që bën vetëm sehir dhe harron se kush është dhe çfarë i ka bërë kësaj Shqipërie sot, shqiptarëve të sotëm nuk iu fare Edi për Edi Ramën”, deklaroi deputetja Açka.

You may also like