Floriana Garo: Rama-Basha partnerë. I pari shton mandatet, i dyti milionat

by admin
Spread the love

Drejtorja e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Florian Garo, denoncon Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, ku përmes një deklarate, Garo thotë se Rama dhe Basha janë partnerë, teksa i pari shton mandatet, i dyti shton milionat që vjedh me lejen e tij.

Nga ana tjetër, Garo shton, demokratët kalojnë nga humbja në humbje.

Deklarata e Garos:

Partneri i vetem i Lulzim Braves ne vjedhje eshte Edi Rama, fale te cilit Luli mbush xhepat. Ndersa Rama shton mandatet Lulzim Brava shton milionat qe vjedh me lejen e tij ndersa demokratet kalojne nga humbja ne humbje!
Kurre me!

PD do te krijoje aleancen me te gjere qytetare per te bashkuar cdo ze opozitar ne luften pa kompromis me narko-regjimin dhe pengun e tij mjeran! Ditet e pazareve kane marre fund!

Vetem te bashkuar mund te ofrojme nje opozite te vertete dhe fituese mbi narkoshtetin ashtu sic ja kemi fituar dhe kunder diktatures komuniste! E ardhmja jone eshte fitorja”, shprehet ajo.

You may also like