Floriana Garo i përgjigjet “flakë për flakë” Lulzim Bashës: Ata i zgjodhën demokratët jo kukullat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, i është përgjigjur deklaratës së Partisë Demokratike, e cila tha sot se kandidatët e Berishës për zgjedhjet e 6 Mardit nuk përfaqësojnë PD-në por vetëm hallin e tij personal.

Në një reagim zyrtar, Floriana Garo thotë se ka mbaruar koha kur kandidatët zgjidheshin duke paguar haraçin tek “Lulzim Brava”.

Ndër të tjera, Garo thotë se nesër voton opozita e vërtetë në një proves që bëhet për herë të parë.

Reagimi i Garos:

“Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativen e figurave te Partise Demokratike per te kandiduar.

Neser do te jene demokratet qe per here te pare do kene mundesi te zgjedhin vete kandidatet e tyre permes parimit nje anetare nje vote!

Koha kur kandidatet blinin te drejten e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marre fund.

Ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit, demokratet do te perfaqesohen te lire dhe me dinjitet me kandidatet qe kane perzgjedhur vete dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama!

Neser votojme kandidatet e fitores dhe opozites se vertete!

Vetem te bashkuar do sjellim shprese dhe fitore!“-shprehet Garo.

You may also like