Florian Marku i jep “zemër” Shqipërisë para ndeshjes me Anglinë: Suksese çuna

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja do të përballen sonte me Anglinë si mysafir.

Duke nisur nga ora 20:45, Anglia është nikoqir i Shqipërisë në “Wembley” me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, mbështetje të madhe kombëtares shqiptare i ka dhënë boksieri i mirënjohur, Florian Marku.

Marku në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një fotografi me futbollistët kuq e zi.

“Në përkrahje të kombëtares sot në Londër. Suksese çuna dhe me fitore”, ka shkruar Marku.

You may also like