Flori në mbështetje të Fifit: Nuk jemi perfekt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fifi u bë qendra e spektaklit të shkuar në Big Brother, sidomos pasi humbi ndjenjat në mes të bisedës. Teksa video bëri xhiron e rrjetit pati nga ata që folën kundër saj, por edhe shumë që e mbrojtën.

Flori, kolegu dhe miku i saj është pjesë e atyre që e mbështetën publikisht dhe për ta bërë zgjodhi pak nga kënga e tyre që akoma s’e ka parë dritën e publikimit. 

Artisti shkroi: “E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë, duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat. Nuk jemi dot perfektë dhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë”.

Kështu në mënyrën e tij të ëmbël, Flori, si rrallëherë reagoi publikisht dhe mbështeti një nga mikeshat më të afërta./revistawho.com

You may also like