Florent Ramadani me asist dhe shtyllë kundër Makedonija Gj.P.

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut vazhdon me paraqitjet cilësore te Shkëndija e Tetovës edhe pse realisht në raport me pozitën natyrale si mesfushorë ofenziv nën urdhërat e trajnerit Bruno Akrapoviç detyrohet të luhet pak më i tërhequr mbrapa. Por kjo nuk ndalon Florent Ramadanin të performojë nga loja në lojë gjithnjë e më mirë, të shfaq potencialin e tij dhe të kontribuojë gjithnjë me angazhimin e tij në sukseset e Shkëndijës. Asiste, gola me Tikveshin e Rabotniçkin, pauza ndërkombëtare kur me U21 e Maqedonisë luajti kundër Francës, ndërsa të dielën ishte vendimtar kur asisti i tij u shndërua në gol nga Sindrit Guri për hapje të rezultatit në fitoren e Shkëndijës 2:1 në fushë të Makedonija Gj. P.. Më vonë një e djathtë e Ramadanit u ndal në traversën vendase, duke i mohuar festën e golit Ramadanit, që gjithsesi gjithë ndeshjen sa ishte në fushë ishte ndër më të mirët te skuadra fituese.

You may also like