Flokët e Arbanës përfundojnë në ushqim të cilin ajo po e ha

by admin
Spread the love

Ajo konsiderohet prezantuesja më e pëlqyer nga shqiptarët tash e sa vite.

Arbana Osmani tash e dy muaj ka nisur me prezantimin e spektaklit “Big Brother VIP”, ku dy herë në javë, është pjesë e familjeve shqiptare përmes ekranit.

Super profesionale në punën e saj dhe gjithmonë duke bërë thirrje tek banorët e shtëpisë për konsumim sa më të vogël të alkoolit dhe cigareve, duke sensibilizuar edhe publikun për dëmin që sjellin ato.

Por sonte ajo është treguar e pakujdesshme kur ka publikuar një video në profilin e saj Instagram, duke ngrënë ushqim, e flokët e saj kanë përfunduar mbi picë të cilën ajo duket që po e shijon.

Padyshim që ky veprim nuk është bërë me qëllim, madje as ajo nuk e ka vënë re sepse janë momentet e fundit kur Arbana po bëhet gati për të filluar spektakli.

Mirëpo, me këtë lajm, duam ti themi që të ketë më shumë kujdes kur publikon gjëra në Instagram, pasi ka shumë ndikim, e në këtë rast nuk është gjë e bukur për tu parë.

Ajo vazhdon të shkëlqejë në punën e saj, ku ka dëshmuar ndër vite se është shumë profesinale dhe e pelqyer.


You may also like