Flet Rezart Taçi: Do vij të më arrestojnë, t’i jap kënaqësinë dikujt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Biznesmeni Rezart Taçi, të cilin S*PAK e shpalli në kërkim për pastrim parash, ka folur  në “Abc”, ku tha se do të vijë pas disa ditësh në Shqipëri dhe do të dorëzohet, teksa theksoi se nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje.

Biznesmeni tha se do të vijë në Shqipëri që të arrestohet dhe siç u shpreh ai, “t’i japë kënaqësinë” dikujt që po shpenzon para për të lobuar kundër tij.

Do të vij në Shqipëri që t’i jap kënaqësinë dikujt që të jem i arrestuar për ca kohë, që të kënaqën disa persona dhe ta mbyllin, të mos harxhojnë para të pista”.

Kujtojmë se dy bashkëpunëtorët e Taçit, Artur Balla dhe Bledar Lilo, janë arrestuar në orët e para të ditës së djeshme. Së bashku me katër italianë, biznesmeni shqiptar dhe dy bashkëpunëtorët e tij, akuzohen për pastrim parash.

Si funksiononte skema?

SPAK deklaron se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme.

Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Francesco Zummo dhe I.Z, në bashkëpunim me një tjetër italian Fabio Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli, si dhe të biznesmenit shqiptar Rezart Taçi i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.

SPAK thotë se Taçi në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Po sipas SPAK-ut gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

You may also like