Flet për Korridorin 8, ndërsa as 2 kilometra të rrugës Shkup-Bllacë nuk janë bërë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë vazhduar takimet e “Grupit të zjarrit” me qytetarë dhe anëtarë të BDI-së, për të kërkuar sipas tyre, demokratizimin e partisë. Krerët e këtij grupi sot realizuan takim në Trebosh të rajonit të Tetovës. Në fjalën e tij, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti akuzoi zëvendëskryemintsrin Artan Grubi për ngecje të investimeve në zonat shqiptare dhe mungesë të rezultateve në qeverisje në favor të shqiptarëve, përcjell Klan Maqedoni.

“Pollogun e humbëm gati tërësisht, me Artanin dhe Artanat, që ka krijuar frymën artaniste mes ministrave dhe aktivistët, dhe sillen me ne më keq se me opozitën. Shqiptarët kanë pozita si asnjëherë më parë, me kryetar parlamenti, e gjysmën e ministrave, me 80 përqind të resoreve ekonomike, ndërsa efekt nuk ka. Neve edhe kur kemi qenë në qeveri nacionaliste, kemi punësuar 500, 600 të rinj, kemi parandaluar ikjen e të rinjve, investime nuk ka, asnjë iniciativë nuk ndërmerr Artan Grubi drejt decentralizimit, drejt përforcimit të gjuhës shqipe, nuk dënohen institucionet që nuk e zbatojnë atë. Investime kapitale nuk ka, rrugë nuk ka në vendbanime shqiptare. Flet për korridorin 8-të, ndërsa Shkup-Bllacë dy kilometra nuk janë bërë”, ka deklaruar Mexhiti.

Banorëve të Treboshi u janë drejtuar edhe krerët tjerë të këtij grupi, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti./KlanMacedonia

You may also like