Flet Erion Veliaj: Opozita qesharake, njerëzit i besojnë Partisë Socialiste

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësish drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim në Dajt me strukturat e kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se opozita është në një situatë qesharake.

“Ju mendoni se jemi bashkuar këtu sot për inat të Saliut dhe Ilirit? Po si mund të kesh inat një parti, të jesh xheloz për një parti apo të kesh garë me një parti që, njëherë e ka burri, një herë e ka gruaja? Është si të hash inat me një dyqan lagjeje që, një herë e hap qepenin njëri, njëherë e hap tjetri. Ne nuk jemi këtu se kemi inat ata. Ne nuk jemi këtu sepse kemi një non-grata në krye të opozitës. Përkundrazi, na dhimbset, se do ishte mirë që të kishte një opozitë, por sot jemi në një situatë qesharake. I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre. E marrin shtëpinë e tyre, duke i vënë zjarrin. Ndërkohë, kur bën zgjedhjet Partia Socialiste është komplet gjë tjetër. Njerëzit shikojnë te Partia Socialiste grupin serioz që, jo vetëm di të krijojë harmoni, bashkëpunim, dashuri brenda familjes së tyre, por gjasat janë që e projekton këtë lloj fryme edhe te familjet e tjera. Njerëzit thonë: këta që rregullojnë shtëpinë e tyre, do ndërtojnë edhe shtëpinë time të tërmetit. Këta që rregullojnë familjen e tyre, do kujdesen edhe për familjen time. Këta që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre, çfarë do i bëjnë shtëpisë time?”,-ironizoi ai.

You may also like