Flet boksieri më i ri në familjen Krasniqi: Luanin e kam idol

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Familjes së Luan Krasniqit do t’i shtohet edhe një boksier profesionist,

Bëhet fjalë për Ardian Krasniqin djalin e vëllait të Luanit i cili, të shtunën, më 4 qershor do të debutojë në ring.

Ardiani në një intervistë për Klankosova.tv ka folur rreth përgatitjeve për këtë ndeshje si dhe për përfaqësimin e Kosovës në të ardhmen.

Ai theksoi se ideja për të kaluar në boksin profesionist ka buruar qysh para fillimit të pandemisë.

“Stërvitjet i kam filluar shumë herët, kam pasë dëshirë para pandemisë të kalojë në boksin profesional, domethënë qysh në vitin 2020, pas një karriere 12 vjeçare që e kam bërë në boksin amator, ku kam zhvilluar mbi 100 ndeshje, kam boksuar edhe për reprezentacionin e Gjermanisë, derisa tash kam vendosur të hyjë në boksin profesional”, është shprehur Ardiani për Klankosova.tv.

“Stërvitjet i kam filluar që dy muaj, kur kam marrë lajmin se kur do ta kem ndeshjen e ardhshme, derisa të gjitha përgatitjet kanë shkuar mirë, pa lëndime”.

Ardiani gjithashtu ka treguar se kush ishte shtysë që ai të merret me sportin e boksit.

“Dëshira si të gjithë shqiptarët, boksierët shqiptarë, edhe boksi i Luanit e kam përcjell gjithë, është idoli im. Luani ka qenë idol jo vetëm për mua që e kam axhë, por për të gjithë, shumë shokë të mi më tregojnë se Luani iu ka jep motivim për t’u marrë me boks”, shtoi ai.

“Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë, axha im Luani ka qenë gjithmonë pas meje, qysh në fillimet e mia në moshën 14 vjeçare, kam pasë talent, por kam punuar shumë”.

Ai potencoi se dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

“Unë jam shumë atdhetar, kam lindur në Kosovë, kam lindur në Gjermani, prindërit i kam nga Kosova, dashurinë për atdheun kurrë nuk e kam harruar, këtu e kam mësuar gjuhën dhe jam rritur me kulturën shqiptare, edhe e shoh veten si shqiptar, dëshira ime është dikur nëse bëhem një boksier shumë i madh, kam dëshirë ta përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën, se është shteti im, është gjuha ime, gjaku im, kam qejf”, potencoi Krasniqi.

“Por, nuk e harroj edhe mundësinë që më ka dhënë shteti gjerman, për këtë ne jemi rritur këtë, na ka ndihmuar të mësojmë boksin, edhe Luani përmes shtetit gjerman ka arritur shumë, por nuk e kemi harruar kurrë vendin tonë, dëshira ime është nëse bëhem kampion bote me luajt për Kosovën”.

Ardiani do të përballet me shqiptarin Festim Krasniqi, më 4 qershor në Wangen të Gjermanisë.

 

You may also like