Flet agjenti i Zaniolos: Gati të negociojmë rinovimin me Romën

by admin
Spread the love

Roma mendon për të ardhmen dhe situata me Nicolo Zaniolon është delikate. Talenti verdhekuq është një element tek i cili klubi synon që të programojë vitet e ardhshme, por rendimenti i paqëndrueshëm dhe kontrata që skadon në vitin 2024 kanë mbajtur gjithmonë gjallë zërat e merkatos.

Juventusi qëndron në horizont dhe synon të përfitojë, por agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli ka dashur që të shuajë këto zëra: “Ne jemi të gatshëm që të negociojmë, marrëdhënia me Romën dhe Pinton është shumë e mirë”.

Roma e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 60 milionë euro dhe Zaniolo pretendon një pagë më të lartë nisur edhe nga vlera që ka në treg. “Do të negociojmë bazuar në shifrat që vetë klubi ka nxjerrë në merkato. As më shumë e as më pak. Nuk ka të fshehta, marrëdhëniet me Romën janë të shkëlqyera dhe me Pionton do të flasim më vonë për rinovimin, kur klubi ta shohë të arsyeshme”, ka thënë agjenti i lojtarit. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

Lexo lajme interesante

You may also like