Flet agjenti i sulmuesit: Lautaro është shumë i lidhur me Interin

by admin
Spread the love

Agjenti I Lautaro Martinez rikthehet të flasë për sulmuesin zikaltër dhe thotë fjalë që mund të gëzojnë tifozët e Interit.

“Lautaro është shumë I lidhur me Interin. Për mua është shumë e rëndësishme ti them popullit zikaltër se ai ka lënë shenjën e vet në Botërorin e fituar nga Argjentina. Ky trofe I ka dhënë shumë besim dhe dashuri lojtarit”, thotë Alejandro Camano.

“Lautaro është një futbollist I jashtëzakonshëm me një mentalitet të pabesueshëm. Bashkë me Lukakun dhe Dzekon ka zhvilluar një futboll të jashtëzakonshëm. E rëndësishme për Lautaron është që Interi të fitojë”, ka thënë agjenti I sulmuesit argjentinas. / Oversport.tv

 

You may also like