Flet agjenti i Karsdorp: Mourinho bëri gabim, nuk do të qëndrojë te Roma

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E ardhmja e Rick Karsdorp vazhdon të jetë një çështje për t’u zgjidhur te Roma. Mbrojtësi holandez pritet të largohet nga verdhekuqtë pas krisjes me trajnerin Jose Mourinho dhe për situatën ku palët ndodhen, ka reaguar edhe agjenti i lojtarit, Salvatore Civale.

“Siç e dimë të gjithë, nuk janë më kushtet që Karsdorp të qëndrojë te Roma. Atij gjithashtu i ka rënë vlera e kartonit”, shprehet fillimisht Civale që më pas tregon edhe se si nisi e gjithë kjo situatë.

“Historia ka lindur e gjitha pas një qëndrimi disi të gabuar të Mourinhos. Të cilësosh tradhtar një lojtar është diçka e rëndë dhe shoqëria nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të qetësuar gjakrat.”

Civale shpjegon gjithashtu edhe planin e Romës që nuk dëshiron ta humbasë Karsdorp pa patur përfitim ekonimik.  “Roma nuk ka për qëllim që ta dhurojë lojtarin, kjo është diçka e qartë kështu që do të shohim çfarë do të ndodhë. Megjithatë, duke parë situatën e lojtarit, klubet e tjera mund të kërkojnë të përfitojnë dhe Roma duhet të ulë pretendimet.” /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like