flasin për rroga e pensione – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria talebane në Afganistan do të fillojë të paguajë pagat e prapambetura për nëpunësit civilë, por dhe pensionet së shpejti do të fillojnë të paguhen, thanë zyrtarët talebanë.

Mijëra nëpunës civilë afganë nuk janë paguar të paktën tre paga mujore.

“Ministria e financave thotë se, duke filluar nga sot, të gjithë nëpunësit civilë dhe stafi do të paguhen plotësisht tre pagat e fundit mujore”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihulah Mujahid në Twitter.

Edhe para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në gusht, shumë nëpunës civilë nuk paguheshin për javë të tëra.

Pasi erdhën në pushtet, miliarda dollarë të bankës qendrore afgane jashtë vendit, në SHBA dhe Evropë, u ngrinë. Qeveritë e huaja hezitojnë të financojnë drejtpërdrejt qeverinë talebane dhe ndihma është pezulluar nga institucionet financiare globale.

Pas një takimi të zyrtarëve talebanë me përfaqësues të posaçëm nga Gjermania dhe Holanda në Kabul të enjten, përfaqësuesit shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar pagesat direkte për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në Afganistan përmes organizatave ndërkombëtare.

Një tjetër zëdhënës i talebanëve, Inamulah Samangani, njoftoi në Twitter të shtunën se qeveria talebane po mbledh të ardhura në rritje çdo ditë. /tesheshi.com/

You may also like