Flasin Lajthiza dhe Gjonaj, dy vajzat kuqezi që zgjodhën Shqipërinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare U-15  vijon përgatitjet në prag të turneut “UEFA Development” për vajza që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 12-17 nëntor.

Prej ditës së martë, ekipi është grumbulluar në Durrës dhe po stërvitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Krepi dhe stafit kuqezi.

Në këtë grumbullim të dytë të Kombëtares, trajneri Krepi ka ftuar edhe disa vajza të tjera të kësaj grupmoshe që luajnë jashtë vendit e që kanë vendosur të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.

Audrina Lajthiza, e cila luan në Suedi e Tiana Gjonaj, e cila luan në Texas tregojnë për fshf.org emocionet e tyre të para që po marrin nga ky grumbullim me kombëtaren.  Lajthiza shprehet shumë e lumtur që ka marrë ftesë nga ekipi kombëtar, teksa tregon edhe atmosferën familjare që është krijuar në skuadër.

“Quhem Audrina Lajthiza. Luaj si mesfushore në ekipin Lidkopings LFK ne Suedi. Jam shumë shumë e lumtur që më ka ardhur kjo ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Vajzat janë shumë të mira dhe jam afruar shumë me to, edhe pse kemi pak ditë që jemi grumbulluar. Atmosfera është shumë e bukur dhe jemi bërë gati si një familje, edhe pse ka kaluar vetëm dy ditë. Më pëlqen shumë” – shprehet Audrina, e cila tregon edhe objektivat e këtij turneu dhe ëndrrat për të ardhmen.

“Ndeshjet janë shumë të rëndësishme për ne. Por ka më shumë rëndësi për ne që të marrim eksperiencë nga stafi dhe stërvitjet që bëjmë, por edhe t’i fitojmë ndeshjet. Ëndrra ime është të luaj me Kombëtaren A të Shqipërisë” – rrëfen Audrina Lajthiza.

Tiana Gjonaj, vajza kuqezi që vesh fanellën kuqezi flet pak fjalë, por mjaftojnë për të shprehur lumturinë që ka marrë ftesën nga ekipi kombëtar. “Unë jam Tiana Gjonaj, luaj me ekipin Lonestar si mesfushore në Texas. Jam shumë e lumtur që po luaj për Shqipërinë. Kjo është hera e parë që luaj për Shqipërinë dhe uroj t’ia dalim dhe të fitojmë turneun dhe shpresoj të luaj sa më shpejt me Kombëtaren” – tregon ajo për fshf.org

You may also like