Flamurtari merr suksesin e parë në shtëpi, mjafton një pjesë për të mposhtur Besën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Flamurtari ka marrë fitoren e parë sezonale në kampionat në shtëpi, pasi ka mposhtur 2-0 Besën në sfidën që hapi javën e katërt të Kategorisë së Parë dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Vlonjatët kanë vulosur suksesin që në pjesën e parë, falë golave të shënuar nga Juri (me penallti) dhe Souza de Oliveira. Falë këtij suksesi djemtë e Troisit janë ngjitur në kuotën e shtatë pikëve dhe qëndrojnë aktualisht në vendin e dytë në renditje.

Ndërkohë që Besa mbetet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim. Në orën 15:00 do të luhen edhe 4 sfida të tjera të javës së katërt të Kategorisë së Parë. / Oversport.tv

You may also like