Flaka Krelani pozon me varësen në formë kryqi në imazhet e fundit

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që është zhvendosur për të jetuar përtej oqeanit.

Largësia e ka lënë mbrapa edhe në aspektin e prurjeve muzikore, gjersa ende nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet me diçka të re, qoftë për tregun vendor apo atë internacional.

Megjithatë, Flaka po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo pëlqen të publikojë kryesisht fotografi provokuese në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në të cilën është e ndjekur nga afro 90 mijë persona.

Një detaj interesant që vërehet shpesh në imazhet që publikon këngëtarja nga Gjakova, është varësja në formën kryq, të cilën ajo e bart në shumë prej fotografive të saj.

Nuk dihet saktë domethënia kësaj varëseje për, por që e ka shumë qejf – kjo vërehet lirshëm nga fotografitë e shumta me të në rrjetet sociale.

Krelani përndryshe gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, është shquar si një prej zërave më të mirë të muzikë ‘rock’.

Ajo u largua pak para pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dëshirën e madhe për të prekur ëndrrën amerikane.


You may also like