Fjolla Morina zbulon tatuazhin në kofshë teksa pozon me të brendshme

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ndonëse këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, ajo po vazhdon të jetë mjaft e pranishme në rrjetet sociale.

Krahas Instagram e Facebook, zeshkania duket se është e rregullt edhe në Snapchat.

Në po këtë rrjet të famshëm, krijuesja e hitit “Jena bo tym” ka ndarë së fundmi disa poza provokuese me të cilat njëherësh ka marrë edhe vëmendje të madhe.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për disa fotografi në të brendshme, në të cilat ka vënë në pah tatuazhin e madh të veçantë në pjesën e kofshës, që duket të jetë realizuar në të majtë.

“Tatuazhi im”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Morina ndërkaq këtë periudhë është komentuar për një ndarje nga biznesmeni gjilanas, Fisnik Syla.

Me këtë të fundit ka ndarë rrugët prej disa muajsh dhe tani po vazhdon të jetë nënë beqare.


Lexo lajme interesante

You may also like