Fjalët raciste ndaj Vinicius, drejtuesi i emisionit “El Chiringuito” detyrohet të kërkojë falje

by admin
Spread the love

Josep Pedrerol, drejtuesi i programit “El Chiringuito”, kërkoi falje për komentin e Pedro Bravos, president i Shoqatës Spanjolle të Agjentëve të Lojtarëve, i cili tha se Vincius nuk duhet “të bëjë si majmun”.

Reali i Madridit njoftoi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër “kujtdo që përdor shprehje raciste ndaj lojtarëve tanë… siç janë komentet fatkeqe të bëra orët e fundit kundër lojtarit tonë, Vinicius Junior”.

“Pedro Bravo, një komentues i këtij programi, tha: “Nuk më pëlqen, të mos kërcejsë si majmun”, duke iu referuar lojtarit Vinicius. Në Spanjë, kjo shprehje do të thotë mos bëj budallain” – shpjegoi Pedrerol. .

“Pedro Bravo kërkoi falje dhe unë kërkoj falje. Nëse ju ka mërzitur, ju kërkoj përsëri falje. Nëse jeni edhe ju të zinj dhe ju ka mërzitur, ju kërkoj falje. Dhe nëse jeni të bardhë dhe mendoni se shprehja ka qenë fyese, kërkoj falje, kërkoj falje”, tha disa herë prezantuesi i “El Chiringuito”./ Super Sport


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like