Fitusi i Big Brodher VIP 2, Qetsor Ferrunaj, jep mendimin e tij se kush do ta fitojë çmimin e madhë këtë vit

by admin
Spread the love

Sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” të “Top Albania Radio” ishte ish-banori fitues i “Big Brother 2”, Qetsor Ferrunaj. Ai kohët e fundit ka qenë i ftuar nëpër emisione të ndryshme për të diskutuar mbi banorët VIP të formatit të suksesshëm.

Qetsori u pyet për strategjinë që i solli fitoren, të cilën e tregoi duke pasur edhe një kritikë per personazhet VIP. “Unë në fillim mendoja se do të rrija një javë aty, se ishte lojë shumë e stresueshme, shumë e vështirë. Me kalimin e kohës edhe javën e parë ashtu e kalova, nën efekt hipnoze komplet”

“Por duke kaluar koha, duke u marrë me kuzhinën, me bisedat e përditshme, duke qenë edhe sportist, zhytës, në këto momente trysnie të jep një lloj qetësie sporti. Dhe fillova që ta fitoj atë qetësinë, ditë për ditë nga një batutë, duke kaluar këndshëm”.

“Do të doja të kritikoja banorët tani se asnjëri prej tyre nuk është akoma një polumbar, që ta mbajë presionin. Të shtojnë pak sensin e batutave aty brenda që të na argëtojnë më shumë. Janë 100 mijë euro për t’u marrë, nuk mund të merren vetëm me sherr, stres.”-tha ai.

Ndërsa për fituesin e edicionit Qetsori i ka 3 emra: “Donaldi dhe Iliri janë në një garë shumë të fortë që gjatë gjithë kohës janë duke punuar edhe me veten edhe me gjithçka që i rrethon. Megjithatë mendoj që mes tyre të dyve do të orovatet çmimi.

Por ka edhe personazh femër, Monika Lubonja po mban goxha qëndrim. Fitorja do të jetë e vështirë për secilin prej tyre. Do të doja të fitonte Donaldi, meqë është edhe nga fshati im” ,- u shpreh ai.


You may also like