Fituesit nuk preken, formacioni i mundshëm i Vllaznisë për sfidën ndaj Tiranës

by admin
Spread the love

Fitorja në Kukës ka ngjitur Vllazninë në vendin e tretë në renditje dhe ka rritur ndjeshëm optimizmin në kampion shkodran. Kuqeblutë janë vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Tiranës, rivalëve të radhës në kampionat. Derbin e Shqipërisë mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo të dielën në orën 13:00.

Vllaznia synon që të përsërisë në “Selman Stërmasi” suksesin e fazës së parë, duke tentuar maksimumin e pikëve përballë kampionëve në fuqi të vendit.

Në dispozicion të teknikut Josa janë rikthyer edhe Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Herald Marku, që ishin të grumbulluar me kombëtaren për miqësoren e Katarit. Duket se shtyrja me 24 orë e “klasikes” së futbollit shqiptar i ka bërë mirë skuadrës shkodrane, që ka një ditë më tepër kohë për të përgatitur këtë sfidë.

Formacioni fitues nuk ndryshohet (thotë një ligj i pashkruar në futboll) dhe pritet që kundër bardhebluve Josa të hedhë në fushë të njëjtin formacion që triumfoi në Kukës. E vetmja dilemë lidhet me majën e sulmit, por duket se Aralica është më avantazhuar se Hoxhaj për të nisur sfidën që nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku.

You may also like