Fituesit e nëntë sezoneve të Big Brother Albania

by admin
Spread the love

Big Brother Albania është realizuar 9 herë gjatë 13 viteve në Top Channel, nën moderimin e Arbana Osmanit në 8 prej tyre dhe vetëm 1 nën prezantimin e Ledion Licos. Këto edicone nuk janë mbajtur cdo vit por me ndërprerje, për tu rikthyer me Big Brother Albania 10 në formatin e ri “VIP”. Cmimi fitues ka nisur me shumën 50 mijë euro në vitin 2008 dhe për herë të fundit 100 mijë euro në vitin 2017 , vit kur formati u bë me cifte.

Nderkohe që Big Brother VIP është një risi për publikun shqiptar, mbetet tradicionale pyetja “Kush do ta fitoje ate?”. Kryefjala.com kujton finalet e Big Brother ndër vite, fituesit e preferuar për publikun dhe fituesit që shkaktuan pakënaqësi në verdikt dhe polemika. Edhe pse verdiktet merreshin për një fitues dëshira publikut shkonte në kundërshtim me votat e publikuara duke ngjallur dyshime mbi produksionin

Big Brother 1 – të gjithë e mbajnë mend ciftin e Olsit me Nocen, të shumtë ishin zërat që parashikonin fitoren e njërit prej tyre për shkak se të dy bënë një lojë të fuqishme deri në fund. Cifti u bë aq popullor saqë imitimet nga aktorët e Portokallisë kanë shkrirë gazit një publik të tërë. Megjithatë jasht cdo parashikimi atë edicion e fitoi Arbër Çepani , një djalë që cilësohej si “shembullor” dhe i shkolluar.

Big Brother 2 – Qetsor Ferunaj ishte një ndër banorët më të pëlqyer nga publiku atë edicion. Ky pëlqim masiv e bëri finalist dhe fitues të 70 mijë eurove. Ai u shpreh asokohe si një njeri I drejtëpërdrejtë, paratë do ti shpenzonte duke paguar borxhet

Big Brother 3 – Jetmir Salaj, djali nga Vlora u shfaq si një konkurent tepër arrogant dhe agresiv megjithatë karakteri i tij arriti të penetroj në pëlqimet e publikut. Si një nga fitoret e merituara të Big Brother ai është shfaqur në shumë debate dhe intriga të lojës në atë kohë.

Big Brother 4 – Ky sezon shënon dhe fitoren e parë të këtij reality shoë nga një femër. Bëhet fjalë për një nga karakteret më të forta që luajti një lojë te palodhur me përplasje e debate kundra të gjithëve. Ermela Mezuraj biondja luftarake e cila gjithashtu rreshtohet ndër fitueset e preferuara të publikut.

Big Brother 5– Edhe ky sezon pati një vecanti tek fituesi , teksa për herë të parë i tillë shpallej një shqiptar nga Kosova. Arbër Zeka ishte i preferuari i publikut kosovar teksa u mbështet shumë nga VIP-at e Kosovës.

Big Brother 6 – Anaid Kaloti është mbajtur si një “super lojtar” që fitoi edicionin e “Sekreteve” në Big Brother Albania. Studenti i gazetarisë arriti të marrë cmimin e 75 mijë eurove duke tradhëtuar në fund vajzën me të cilën krijoi një raport brenda në Big.

Big Brother 7 – Nevila Omeri ishte vajza e dyte që doli fituese. Edhe pse me një histori të dhimbshme ajo renditet tek fitueset e “pamerituara” pasi në këtë edicion publiku pëlqente dhe dëshironte që fitues të ishte finalisti tjetër Valeri.

Big Brother 8 – Një tjetër shqiptar i Kosovës që ka fituar Big Brother Albania dhe 75 mijë euro ka qenë Vesel Kurtishaj, një nga surprizat e audiencës pasi kjo e fundit nuk e priste. Ndryshe nga patrioti i tij Arbër Zekaj , Veseli nuk u shfaq si një lojtar I fortë.

Big Brother 9 – “reality show” i vitit 2017 erdhi me një format krejt të ri, teksa konkurentët morën pjesë në cifte meshkull-femër dhe u detyruan të bënin lojë në bashkëpunim. Olsi dhe Fiorentina kanë qenë cifti më I përlqyer nga publiku dhe ata që bënë lojën më të fortë, megjithatë fitues të 100 mijë eurove dolën Danjel Dedndreaj & Fotini Derxho.

 


You may also like