Fitoren ndaj Dukagjinit, Llapi ia dedikon Halil Kastratit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit. Llapi fitoi 1:0, të dielën.

Pas ndeshjes Batatina ka bërë një krahasim të skuadrës së tij me gjigantin e futbollit. Ai ka thënë se Llapin dhe Barcelonën po i përcjellë i njëjti fat.

“Ka qenë më shume ndeshje nervash sesa futbolli. Lojtarët kanë qenë të ngarkuar shumë dhe kjo ka ndikuar në këtë ndeshje që të mos e aplikojmë lojën tonë, pasi i kemi dashur pikët”, ka theksuar Batatina.

“Nuk kemi bërë lojë të bukur por kemi dashur t’i marrim pikët dhe kjo ka qenë e rëndësishme. Në disa ndeshje na ka munguar fati që të jemi më lartë në tabelë. Kampionati është shumë i gjatë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Kemi qenë të kujdesshëm në mbrojtje dhe në fund arritëm t’i marrim pikët e plota. Barcelonën dhe Llapin po i përcjell i njëjti fat, por të dyja skuadrat do të kthehen fuqishëm”, ka shtuar Batatina.

You may also like