Fitore të ekipeve të Kosovës

by admin
Spread the love

Janë zhvillua takimet e xhirosë së 2-të të Kupës së 37-të të Evopës në shah “Mayrhoven 2022” në Austri.

Përfaqësuesit e Kosovës, ekipet Dardania dhe Drejtësia kanë shënuar fitore. Kampioni i Kosovës ka mundur ekipin e Irlandës St Benildus 3,5:2,5.

Fitore kanë shënuar, Përparim Makolli dhe Alban Krasniqi, ndërkaq kanë remizua Endrit Uruçi, Sami Salihu dhe Ardian Jashari, kurse disfatë ka pësuar Korab Saraçi.

Murtez Ondozi

Ekipi tjetër i Kosovës, Drejtësia, që është nënkampione e Kosovës, ka shënuar fitore bindëse ndaj përfaqësuesit të Holandës, Zuid Limburg me rezultst 4:2. 

Image

Klubi i shahut Dardania-Prishtinë

Fitore për Drejtësinë kanë shënuar Nderim Saraçi, Murtez Ondozi, Astrit Zymberi dhe Përparim Bajraktari. 

Image

Alban Krasniqi

Kurse disfatë kanë pësuar, Avni Ermeni dhe Afrim Fejzullahu. 

Image

Nderim Saraçi

Të mërkurën, më 5 tetor nga ora 14,00, Drejtësia takohet me ekipin nga Franca, Paul Keres, kurse Dardania luan kundër Valencisë nga Spanja. 

Image

Përparim Makolli

Drejtësinë në këtë garë po e ndan njëri nga gjyqtarët më të dalluar të Kosovës, Burhan Misini, me titull gjyqtar ndërkombëtar.

Image

Astrit Zymberi

You may also like