Fitore me peshë për Besën dhe Tomorin, zhgënjen sërish Lushnja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë përfunduar 4 takime të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 9-të të këtij turneu. Besa ka marrë një fitore të çmuar në Pukë përballë Tërbunit dhe është ngjitur në kuotën e 15 pikëve në tabelën e klasifikimit. Një gol i Balit në pjesën e dytë i ka dhënë skuadrës kavajase suksesin e tretë në katër sfidat e fundit në kampionat dhe tashmë Besa e sheh vetën vetëm 2 pikë larg kryesuesve të Flamurtarit.

Një ndeshje e mbushur plot emocione është zhvilluar në “Roza Haxhiu”, aty ku Lushnja ka barazuar 2-2 përballë Luzit. Miqtë kalojnë në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë fale golave të Ramazanit (nga pika e bardhë e penalltisë) dhe Merdinit, ndërsa në pjesën e dytë është Canka ai që shënon dy gola nga pika e bardhë dhe barazon rezultatin.

Pavarësisht përpjekjeve, vendasit nuk arrijnë që ta përmbysin këtë sfidë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozita jo komode në klasifikimit. Vazhdojnë paraqitjet e mira të Luzit, që ngjitet në kuotën e 13 pikëve.

Korabi ka barazuar 1-1 në transfertë përballë Orikut. Dibranët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të Kekos, ndërsa vendasit barazojnë me Deliaj në pjesën e dytë.

Një dygolësh i Ismailajt i ka dhënë tre pikë të arta Tomorit në sfidën kundër Besëlidhjes. Beratasit shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe gjejnë fitoren pas 4 humbjeve radhazi në kampionat. Goli i Nunes në pjesën e dytë nuk mjafton që lezhjanët të evitojnë humbjen. / Oversport.tv

You may also like