Fitore me kosto për Romën, dy futbollistë mbeten të dëmtuar

by admin
Spread the love

Fitore me kosto për Romën. Verdhekuqtë mposhtën Sociedadin me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinalet e Europa Leagues…

El Sharawi dhe Kumbulla shënuan për skuadrën e Mourinhos, megjithatë në “Olimpico” jo çdo gjë shkoi siç duhet për Romën. Kjo pasi kapiteni Pellegrini pësoi një çarje në kokë, pas përplasjes me një kundërshtar dhe u deshën 30 kapëse për ta mjekuar.

Krahas kapitenit, i dëmtuar në dorë mbeti edhe sulmuesi Andrea Bellotti, që do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Në një situatë të tillë, të dy do të mungojnë në ndeshjen e radhës ndaj Sassuolos, por edhe atë të kthimit ndaj Sociedad.

Megjithatë lajm i mirë për trajnerin portugez mund të cilësohet rikthimi në formë i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla. Ky i fundit shënoi golin e dytë ndaj baskëve dhe në të njëjtën kohë, shfaqi një soliditet pr t’u admiruar në prapavijë.


Top Channel

You may also like