Fitore e Drejtësisë, disfatë e Dardanisë

by admin
Spread the love

Sot, janë zhvillua takimet e xhirosë së 5-të të Kupës së 37-të  të Evopës në shah “Mayrhoven 2022” në Austri.

Ekipi i Drejtësisë ka shënuar fitore duke mundur  SV Raika Rapid Fiffernitz të Austrisë 4:2. Për Drejtësinë fitore kanë shënuar Astrit Zymberi dhe Armend Budima, kurse të tjerët, Nderim Saraçi,Murtez Ondozi, Afrim Fejzullahu dhe Avni Ermrni kanë remizua.

Dardania në përballje kundër BBS Frydek-Mistek të Çekisë ka pësuar disfatë me rezultat 2:4.

Për Dardaninë, fitore ka shënuar, Alban Krasniqi, remizuan Korab Saraçi dhe Përparim Makolli, kurse disfatë kanë pësua, Endrit Uruçi, Ardian Jashari dhe Ibrahim Asllani.

Të dielën , më 9 tetor nga ora 14,00, zhillohet xhiroja e 7-të/e fundit/ ku edhe do të dihet renditja përfundimtare dhe kampionët e Evropës për votin 2022 në të dy konkrrencat.

Ekipet e Kosovës në xhironë e fundit përballen me irlandezët.

You may also like