Fiton boksieri Hysa – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Boksieri shqiptar Nelson Hysa mbrojti me sukses titullin UBO në ndeshjen kundër rivalit namibian Vikapita Meroro. Ndeshja që u zhvillua në parkun olimpik “Feti Borova” në Tiranë, zgjati vetëm tre raunde dhe shkodrani rrëzoi në tapet kundërshtarin e tij, në momentin e parë që e gjeti të pambrojtur.

Vikapita zgjodhi të dorëzohej pa kushte, për më tepër që pati nevojë për ndihmën e mjekëve. Pas disa minutave në tapet, ai ishte në gjendje të përmirësuar. Hysa mabn gjerdanin e artë nga “Universal Boxing Organisation”

Boksieri shkodran u shpreh se tashmë mendon për përballjen e radhës, e cila pritet të jetë në Amerikë ndërsa shtoi se ai gjithnjë ka besuar te forcat e tij. Ai shtoi se tani ka nevojë për pak pushim sepse ka një problem në dorë dhe i duhet ende kohë për rekuperimin e plotë. Më pas, ai do të vendosë për duelin e radhës, ndërsa deri tani numëron shtatë fitore në boksin profesionist.

Klan News

You may also like