Fitojnë ekipet kryesuese Minnesota e Denver, Warriors pranë fazes së play off – Shqip

by admin
Spread the love

Dy fitore të skuadr të skuadrave vendase dhe 7-të të atyre mysafire është epilogu i 9-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan NBA. Dy skuadrat kryesuese në Konferencvën Perëndim, Minnesota dhe Denver kanë shënuar fitore në transfertë. Minnesota shënoi fitore ndaj Milwauke 129-125. Edwards ishte më efikas te ekipi fgitues me 26 pikë , ndërsa te vendasit Green realizoi 27 pikë. Fitore në transfertë shënuar edhe Denver në përballjen me Los Amngeles lakers me rezultatin 114-106. Lojtari më mire I ndeshjes ishte Murray me 29 pikë.

Jashtë fushës së vet fitore ka regjistruar edhe Golden State Warrior kundër Indiana me rezultatin 131-109. Për Warriors ishte kjo fitorja e tretë radhazi dhe mbanë shpresat për të mbetur në zonën e ekipeve që do të kualifikohen në play off. Në këtë ndeshje shkëlqeu Stephen Curry 42 pikë, prej të cilave 11 gjuajtve të sakta për tri pike.

Rezultatet e sotme:

Indiana – Golden State, 109-131

Orlando – San Antonio, 127-111

Brooklyn – Cleveland, 95-118

Nju York – Dallas, 108-122

Memphis – Chicago, 110-118

Milwaukee – Minnesota, 105-129

Phoenix – Utah Jazz, 129-115

Lakers – Denver, 106-114

Portland – Detroit, 122-128

You may also like